KINË- Një tigër i rrallë siberian që u lëshua në botën e egër nga Presidenti rus Vladimir Putin po i mban në ethe fermerët në veri-lindje të Kinës.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, raporton se kjo kafshë me emrin Ustin, ka vrarë më shumë se 15 dhi dhe tre të tjera janë zhdukur në një fermë në provincën Heilongjiang.

Ustin ishte një nga tre tigrat e liruar në muajin maj nga Putin në regjionin Amur, në kufi me Kinën.

Dy nga këta tigra kanë kaluar tashmë në territorin kinez.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb