SHBA

Një tigër malajan 4- vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA.

Tigri i seksit femër me emrin Nadia, është një nga 6 tigrat e koopshtit zoologjik dhe dyshohet se u infektua nga rojtari asimptomatik me koronavirus i këtij kopshti zoologjik.

Në SHBA këtë e quajnë si rastin e parë të transmetimit të koronavirusit nga njerëzit tek kafshët dhe nuk dihet tashmë se si do të reagojë Nadia, por ajo që bën me dije BBC është se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Po ashtu tigrat e tjerë të kopshtit, çitat, leopardët nuk kanë shfaqur simptoma të virusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb