Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew pritet që të flasë para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve nesër mbi akuzat par vjedhje të të dhënave ndaj përdoruesve.

Chew në këtë seancë do të argumentojë se aplikacioni, me 150 milionë qytetarë amerikanë që janë abonentë, nuk ka ndarë kurrë të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.

“TikTok nuk ka ndarë kurrë dhe as nuk ka marrë një kërkesë për të ndarë të dhënat e SHBA nga qeveria kineze,” thotë CEO i TikTok.

Sipas tij, kompania mëmë e TikTok, ByteDance, nuk zotërohet apo kontrollohet nga asnjë ent qeveritar apo shtetëror. “Më lejoni ta deklaroj këtë kategorikisht: ByteDance nuk është agjent i Kinës apo i ndonjë vendi tjetër”.

Kujtojmë se TikTok bëri të ditur të hënën se më shumë se 150 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara e përdorin aplikacionin popullor në baza mujore.

“Ndërsa përdoruesit e TikTok në Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 10% të komunitetit tonë global, zëri i tyre përbën 25% të shikimeve totale në mbarë botën.”

Britania, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Holanda, Belgjika dhe Kanadaja kanë lëshuar së fundmi urdhra për ndalimin e përdorimit të TikTok.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb