Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew deklaroi nga Dhoma e Përfaqësuesve se platforma nuk është ‘mjet’ i qeverisë kineze.

Po ashtu ai tha se aplikacioni video nuk është ‘agjent’ i Pekinit dhe nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Po ashtu, TikTok është akuzuar se mbart përmbajtje që mund të dëmtojë shëndetin mendor të fëmijëve.

Deputetët në Komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë e pyetën Chew për tema të ndryshme, duke filluar nga praktikat e modelimit të përmbajtjes së TikTok deri tek spiunimi i gazetarëve nga kompania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: