TikTok ka njoftuar një përditësim të protokollit së tij të privatësisë këtë javë që do të lejojë stafin në Kinë të ketë akses të hapur mbi të dhënat e përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar.

Elaine Fox, Shefja e Privatësisë së TikTok në Evropë, ka deklaruar se ky veprim është për të siguruar që ‘forca e saj punëtore globale’ mund ta bëjë TikTok të këndshëm dhe të sigurt për përdoruesit’.

Përveç Kinës, të dhënat e përdoruesve do të jenë të aksesueshme për punonjësit e aplikacionit në  Brazil , Kanada , Izrael, Japoni, Malajzi, Filipine, Singapor, Kore të Jugut.

Ndërsa lloji i të dhënave që do të ndahen në të gjithë botën nga 2 dhjetori nuk është specifikuar ende, ato mund të përfshijnë emrat, numrat e telefonit, moshat, emailet dhe vendndodhjet e tyre të përafërta.

Jake Moore, një ekspert i sigurisë kibernetike, tha për DailyMail se beson se ky është një ‘hap shqetësues’ drejt më shumë kompanive të teknologjisë që shesin të dhënat personale të konsumatorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb