Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, u ka shkruar liderëve të Senatit amerikan, duke u bërë thirrje që ta ratifikojnë anëtarësimin e Malit të Zi si shteti më i ri anëtar i NATO’s, duke thënë se ‘kjo është në interesin e Shteteve të Bashkuara’. Në një letër të datës 7 mars, që e ka siguruar Reuters, Tillerson argumenton se anëtarësimi i Malit të Zi me të drejta të plota në NATO do të sillte integrim, reformë demokratike, tregti, siguri dhe stabilitet edhe për fqinjtë e saj.

Moska zyrtare kundërshton zgjerimin e NATO’s, kurse vonesa e ratifikimit të anëtarësisë së Malit të Zi nga SHBA’ja ngriti dyshime nëse Trump do të dilte kundër dëshirës së Putinit rreth NATO’s.

“Pjesëmarrja e Malit të Zi në samitin e NATO’s në maj si anëtar i plotë dhe jo si vëzhgues, do të përçojë sinjale të qarta për unitetin transatlantik”, tha Tillerson.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: