Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, që po zhvillon një tur në Afrikë, anuloi programin e tij për të shtunën në Nairobi sepse nuk ndihej mirë, njoftoi delegacioni amerikan.

“Sekretari nuk ndihet mirë pas dy ditësh të gjata pune mbi çështje të rëndësishme, si Koreja e Veriut, dhe i anuloi takimet e ditës”, deklaroi zëvendëssekretari i Shtetit, Steve Goldstein.

Tillerson duhej të ishte i pranishëm në një eveniment në kuadër të programit amerikan të ndihmës për të sëmurët nga SIDA në Afrikë, PEPFAR, shkruan ata.

Ai do të merrte gjithashtu pjesë në një ceremoni për 20-vjetorin e atentateve kundër ambasadave të SHBA-së në kryeqytetin kenian dhe në Dar Es Salam, kryeqyteti ekonomik i Tanzanisë, ku humbën jetën 224 persona dhe më shumë se 5 000 të tjerë u plagosën më 7 gusht 1998.

“Kjo ceremoni mund të riprogramohet për më vonë nëse Tillerson rimerr veten”, theksoi Goldstein.
Sekretari i Shtetit mbërriti të mërkurën në Etiopi. Ai ishte të premten në mëngjes në Xhibut dhe në fund të mesditës në Kenia. Tillerson do të shkojë të hënën në Çad dhe të martën në Nigeri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: