Revista TIME ka zgjedhur personazhin e vitit 2016, dhe ai është Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump. Kjo është hera e 90 që ne zgjedhim një personazh që ka pasur influencë të madhe, qoftë për mirë apo për keq, në të gjithë vitin. Vetëm pyetja që ka ndarë opioninin publik është: Për mirë apo për keq?, shkruan TIME.

Është e vështirë të matet shkalla e çrregullimeve të tij. Ky manjat i pasurive të patundshme dhe pronar kazinosh i kthyer në një yll televiziv, një provokator që nuk kaloi kurrë një ditë në zyrë publike, tani sheh shkatërrimin e një ndërtese të madhe politike që dikur strehonte parti, ekspertë, donatorë, anketues dhe të gjithë ata që nuk e morën atë seriozisht. E megjithatë, Trump është gati të drejtojë, qoftë për mirë qoftë për keq.

Për të gjithë ata që besojnë se është për mirë, fitorja e Trump përfaqëson një qortim të klasës së rrënjosur qeverisëse, ndërsa ata që besojnë se është për keq shkatërrimi shihet tek politikat e racizmit, nacionalizmit e seksizmit të Presidentit të ri. Për mbështetësit e tij, ai do të sjellë një ndryshim të madh, të gjerë e të thellë historik, ndërsa për kritikuesit ai frymëzon frikë për atë që mund të bëjë tani që ka pushtetin.

Revolucioni që ai nxiti bën të ndihet për ndjenjat amerikane. Sulmet ndaj tij duket se e bënë më të fortë. Apeli i tij ndau dinastitë udhëheqëse të politikës amerikane. Fitorja e tij pasqyron ngritjen e nacionalistëve në të gjithë botën, nga Britania në Filipine.

Doli të ishte dështim strategjia e Hillary Clinton, e cila i dashuron zgjidhjet politike, për të bërë një test karakteri për Trump. Ai paraqiti kaq shumë sfida, dhe kaq shumë zgjedhje për ato që amerikanët vlerësojnë. Ky është testi i tij i radhës. Viti 2016 ishte viti i ngritjes së tij, 2017-a do të jetë viti i sundimit të tij, dhe ashtu si gjithë liderët e zgjedhur, ai ka mundësinë të mbajë premtimet dhe të plotësojë pritshmëritë.

Mbështetësit dhe kritikët e tij do të zbulojnë sëbashku se sa Trump beson në gjërat që tha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb