Pep Guardiola është një trajner që nuk dëshiron të lidhet gjatë me një klub, për këtë arsye nuk ka firmosur kurrë një kontratë me shumë se 3-vjeçare. Nuk qëndroj në Barcelonë, nuk qëndroj në Mynih dhe nuk ka ndërmend të qëndroj më gjatë as në Mançester. Emri i tij është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm në Serie A, por ishte vetë tekniku spanjoll i cili përpara sfidës kundër Atalantas mohoi një kalim të mundshëm në Itali.

Times
Times

Për të ndezur dhe një herë këtë temë ka menduar “Times”. Sipas të përditshmes angleze, Pep Guardiola është gati për një sfidë të re në Serie A. Pep ka një kontratë me “qytetarët” deri më 20 qershor 2020 dhe as që ka ndërmend të rinovoj, të paktën deri më tani nuk ka asnjë shenjë. Sipas “Times” ky pritet të jetë sezoni i fundit i Guardiolës me Man.City dhe në Premier League.

Guardiola
Guardiola

Këtë verë u fol shumë për një kalim të mundshëm të tij te Juventus, në fund “Zonja e Vjetër” zgjodhi Sarri pas refuzimit të Guardiolës, kjo pistë mund të ndizet sërish nëse Sarri dështon në objektivat e vendosura nga klubi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb