TIRANË – Timo Flloko dhe Mevlan Shanaj janë dy prej aktorëve më të famshëm të kinematografisë shqiptare. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë, të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Të dy aktorët kanë interpretuar në shumë filma ndër të cilët përmendim, “I teti në bronz”(1970), “Malet me blerim mbuluar” (1971),”Guximtarët” (1970) “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Shtigje lufte” (1976) “Lulëkuqet mbi mure”1977 dhe shumë filma të tjerë.

Por kjo foto bardh e zi, që ju shihni, nga arkivat e Roland Qafokut i përket periudhës para se dy aktorët t’i hynin botës së kinemasë. Në foto shfaqet Mevlan Shanaj, duke i ndezur një cigare, Timo Fllokos.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: