UKRAINE

Yulia Timoshenko ka njoftuar se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë në 31 mars.
Timoshenko 58 vjeç, kryeministre në 2005 dhe nga 2007 në 2010, është një nga favoritet për karrigen e Shefes së Shtetit.

Timoshenko ka njoftuar sot që do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale, gjatë një kongresi të partisë së saj Batkivschina (Patria), duke premtuar që do të marrë në kontroll Kievin, dhe Krimenë, që Rusia e aneksoi në 2014, si dhe territoret e Donbass të okupuara nga separatistët filorusë.

Timoshenko, një pro-perëndimore përfundoi në burg në 2011, gjatë presidencës së rivalit filorus Viktor Janukovich, por u lirua pas Revoltave të Maidan.
Ajo ishte dënuara për shpërdorim të pushtetit dhe kontrata të diskutueshme për importimin e gazit rus. Por shumë mendojnë që mbrapa akuzave ishin thjesht motivet politike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb