Vincent Cassel nuk humbet kurrë një mundësi për të nderuar gruan e tij. Aktori 55-vjeçar francez ka festuar të martën ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Tina Kunakey.
Modelja, e cila feston ditëlindjen e saj të 25-të është shfaqur në një foto shoqëruar me aktorin, me një dedikim të ëmbël në Instagram nga ylli i kinemasë.

“Sot është ditëlindja e zonjës sime, të dashurës sime, jetës time, mbretëreshës time, partneres time në krim, bashkëshprtes time, Tina. ‘Eu te amo’, ‘Të dua’ në portugalisht, sa yjet dhe hëna”, shkruan Cassel, në postimin e tij.

Çifti, që janë prindër të vajzës së vogël Amazone, shfaqen në një plazh brazilian. Mouloud Achour e komentoi postimin me një zemër, ndërsa shumë të tjerë të famshëm pëlqyen foton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb