Shtatzënia e Tina Kunakey është lajmi i këtij fillim viti. Modelja, që në gushtin e kaluar u martua me ish bashkëshortin e Monica Belluci Vincent Casel, ka zbuluar në rrjetet sociale me një foto që është shtatzënë.

Me një hashtag #andifyoudontknownowyouknow (nëse nuk e dije tani e di) dhe nudo, foto pas fotoje në rrjetin e saj social Instagram ajo i tregon fansave të saj progresin e ndryshimeve në trupin e saj, nga një vend piktoresk në Brazil. Ndër të tjera shtatzënia tashmë nuk mund të fshihej.

Trupi perfekt i Tinës së bukur tashmë ka ndryshuar shumë shpejt dhe modelja tashmë shfaq format e saj rrumbullake dhe një dekolte shpërthyese.
Në shoqërinë e Vincent Cassel ajo mbulon me një kapele të madhe pjesët e saj intime duke treguar të gjithë sex-appealin e saj.

Ndërsa Vincent Cassel shijon këtë rini të dytë, të kësaj gruaje që do ta bëjë sërish baba në moshën 52 vjeçare.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb