Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur këngëtares Tira Turner. Djali i madh i 79 vjeçares, Craig Raimond Turner, 59 vjec, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Studio City, në Kaliforni.

Sipas informacione që raporton Tmz, burri ka vrarë veten me pistoletë.

Asnjë deklaratë nuk është bërë akoma nga këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Zvicer.

Craig ishte djali i madh i Turner, të cilin këngëtarja e kishte sjellë në jetë kur ishte 20 vjeç, nga lidhja me Raymond Hill, saksofonist i grupit.

Këngëtarja u martuar pas 4 vitesh me Ike Turner, i cili e adoptoi edhe djalin. Cifti ka pasur edhe një tjetër djalë që tani është 57 vjeç, Jake. Nuk ka akoma detaje për vdekjen e Craig, por sipas raportimeve paraprake të policisë së Kontesë së Los Angeles, burri është vetëvrarë. Megjithatë për ngjarjen e rëndë është hapur një hetim nga policia.
(da.xha/BalkanWeb)
tina-turner-craig

hqdefault

ed72698b7a02610f51db5373d39b2cd6

hqdefault

tina-turner-son-dead
tumblr_oyeaioRS8h1rldhmro2_1280

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb