Tina Turner i bashkohet listës së artistëve që kanë shitur të drejtat për prodhimin e tyre artistik.

Këngëtarja amerikane, e natyralizuar zvicerane, ia ka shitur katalogun e saj muzikor kompanisë gjermane të regjistrimit BMG.

Janë rreth 60 vjet karrierë.

Kushtet ekonomike të marrëveshjes nuk u zbuluan, por sipas revistës tregtare Music Business Worldwide, bëhet fjalë për 50 milionë dollarë.

Tina Turner, 81 vjeç, e cila do të futet në Hall of Fame të Rock’n’ Roll për herë të dytë në fund të tetorit, ka qenë artistja e parë me ngjyrë që doli në kopertinën e revistës Rolling Stone.

Ndër krijimet e saj solo janë dhjetë albume në studio, dy live, dy kolona zanore dhe pesë përmbledhje. Sipas BMG, ajo ka shitur mbi 100 milionë regjistrime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: