Kryeministri Edi Rama duke ftuar qytetarët e Tiranës tha se e para vjen Partia Socialiste dhe të dytët ata të autokolonës, duke shigjetuar kështu me akuza PD-në.

Mes të tjerash Rama iu drejtua edhe studentëve, ku i kujtoi dhe protestën e tyre.

“Kur thonë; ka pakënaqësi në Tiranë. Po si mos të ketë? Kur e morëm përsipër, duke e nxjerrë nga llumi dhe zullumi, nuk kishte pakënaqësi në Tiranë. Njerëzit ishin pajtuar me llumin. E ke parasysh ata njerëz që thonë; si je? Gjallë! Pyetja është; çfarë do bëjmë me pakënaqësinë?! Jemi të pakënaqur që jemi këtu? Duam të ishim atje. Gjëja më e mirë në botë, por do shkojmë atje duke u kapur dhe duke u ngritur. E para është PS dhe të dytët janë ata të autokolonës. Tirana është Amerika e vogël e Shqipërisë. Vendi ku fliten të gjitha mënyrat e shqipes. Tirana është endi nga ku kanë ardhur të gjitha krahinat dhe këtu janë mbledhur ëndrrat dhe shpresat. Atyre iu them; shumë mirë që jeni, por kujt do ja lini fëmijët?! Kujt do ia lini këtë vend? Që të rrisë më tej pagat tuaja? Po ju dyqanxhinjtë e Tiranës?! E di kush ju pret në autokolonë, i patë ata që dolën dje nga ajo autokolonë, ata janë vetëm njëra pjesë. Ata janë ata që po të kishit dalë ju, ose po të dilni ju studentë, juve jo që tallnit atë që s’thuhet kur ju thoshte kryeministri; kur do flasim, por s’do dinit si të iknit me të katra nga njerëz që duken sikur vinin nga zgafellat e historisë. Me ata do bëni protestë ju?! Ju si doni çitjanet se jeni modern, unë i shkreti jam katunar.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: