Tirana Bank edhe këtë vit ka prioritet, implementimin me sukses të nismave të Përgjegjësisë Sociale të Grupit BALFIN në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Aktivitetet me impakt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në mbrojtjen e mjedisit, mbeten objektiva kryesorë që Banka ka mbështetur do të vijojë të mbështesi në të ardhmen.

Tirana Bank ofroi kontributin e saj në rritjen e hapësirave të gjelbra në zonën e Liqenit të Paskuqanit, nën moton “Gjelbëro, Mbill, Riciklo”. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi se: “Tirana Bank do të vazhdojë misionin e saj për të kontribuar në gjelbërimin e zonave të qytetit dhe jo vetëm, si një investim i zgjuar për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë. Është një mesazh i rëndësishëm që duhet ti lemë brezave, që gjelbërimi i qyteteve, dhe zonave ku banojmë, është thelbësor për cilësinë e jetesës dhe për standardet e komunitetit”.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli në fjalën e tij falënderoi Tirana Bank që ju bashkua nismës së bashkisë Kamëz, që sot numëron 11.600 pemë të mbjella në këtë park. “E gjitha kjo sipërfaqe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës, komunitetit dhe qytetit”- e mbylli fjalën e tij z.Suli. Tirana Bank do të mbetet gjithmonë e angazhuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë për gjelbërimin e hapësirave të tjera në qytet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: