Lufta për Evropë është më e ndezur se kurrë pas javës 30 të Superiores, por ndërkohë, edhe për pozicionin që të çon në “play-out” ka një garë mes dy skuadrave. Për kto tema, por edhe për Tiranën, Dinamon dhe Skënderbeun, trajneri Bledi Shkëmbi tha mendimet e tija në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba.

Shkëmbi vuri theksin se humbja e Tiranës me Kastriotin do t’i karikojë më shumë bardheblutë dhe pret që skuadra e Shehit të rikthehet shpejt te fitorja dhe nuk është aspak çudi që të shpallen kampionë që këtë javë.

Ndërsa sa i përket derbit Partizani-Dinamo, është i mendimit që do të jetë një sfidë e hapur dhe me gola. Të dyja skuadrat nuk kanë çfarë të humbin dhe prandaj Shkëmbi sheh një duel të luftuar dhe të bukur. Të njëjtën gjë parashikon edhe në sfidën Teuta-Kukësi, pasi të dyja skuadrat kanë objektivat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb