TIRANE– Francis Kahata rikthehet te Tirana. Kjo është goditja e parë e klubit bardheblu në merkaton e dimrit, që rikthen në ekip keninan, i cili ishte larguar këtë verë nga kryeqyteti. Futbollisti ka firmosur një kontratë prej dy vjet e gjysmë me ekipin më të titullar në vend, me të cilin në gjysmën e sezonit të kaluar u aktivizua në 12 ndeshje, duke realizuar dhe 3 gola.

23-vjeçari ishte objektiv i merkatos bardheblu që në verë, por nuk dëshironte të largohej nga vendi i tij pa përfunduar më parë kontratën që e lidhte me Thika United. Si një futbollist i lirë, 23-vjeçari zgjodhi tashmë rikthimin në kryeqytet dhe pritet t’i bashkohet shumë shpejt ekipit për t’u vendosur nën urdhrat e Maganit. Ky përforcim i bardhebluve vjen menjëherë pas derbit të humbur me Partizanin.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb