Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencën “Tirana Diplo 2024” tha se roli pro aktiv i ambasadorëve ka një rëndësi të veçantë.

Në këtë kuadër ai solli në vëmendje rolin që pati ambasadori i Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ndërsa evidentoi edhe rolin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.

Ai tha se në vitin 2027 Shqipëria do të mikresë Samitin e NATO-s në Tiranë, një zhvillim ky që as nuk ishte imagjinuar vite më parë.

“Falë një tjetër ambasadori, që sot është Ministri i Jashtëm, dhe jo rastëisht është kërkuar që të kandidojë për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, ne kemi rritur prestigjin e vendit tonë dhe kemi ushqyer prestigj dhe respekt”, tha Edi Rama.

Kryeministri gjithashtu paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të mblidhen në Tiranë liderët e  44 vendeve.

“Kemi pasur vullnet dhe angazhim të plotë për të rritur kujdesin e shqiptarëve jashtë atdheut. Kemi shumë për të bërë në këtë drejtim, por ka një përmirësim të ndjeshëm në raportet mes shqiptarëve jashtë atdheut me ambasadat dhe konsullatat”, tha Rama.

Në vijim ai foli për aleancat me miqtë e palëkundur dhe partnerët e padyshimtë, duke theksuar se Shqipëria tashmë i ka të qarta si drita e diellit aleatët e saj strategjikë.

“Ne jemi miq tradicionalë të Greqisë dhe Turqisë, por në të njëjtën kohë për ne qoftë Turqia, Greqia dhe Italia, janë partnerët tanë strategjikë”, tha Kryeministri, duke u shprehur se “ne duhet të rritemi dhe duhet të fuqizohemi qoftë si shtet ashtu edhe si komb”.

Ai tha se ne duhet të flasim me qartësi me aleatët tanë, por edhe të pretendojmë të njëjtën gjë prej tyre, pasi vetëm kështu do të fitojmë respekt dhe do të rritemi.

“Kur flitet sot për Shqipërinë, emri i saj në korridoret e kancelarive ka një tjetër tingull”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: