I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, ish-trajneri i bardhebluve, Ardian Mema analizoi derbin Tirana-Dinamo dukë u shprehur se në syrin e tij ishte si ndeshje kontrolli dhe jo ndeshje kampionati.

Derbi – “Po të shikosh të gjithë ekipet kanë pasur oshilacione, ashtu si Tirana në dy ndeshjet e para. Ekipet që e marrin veten shumë shpejt janë ekip që fitojnë vazhdimësi. Këtë ka bërë Tirana.

Ka dhe ekipe si Vllaznia apo Teuta, por të gjitha kanë të njëjtin oshilacione, që humbasin ose barazojnë në dy ndeshje. Një ekip në javën e 8-të e ka krijuar fizionominë e vet, por vazhdimësi në të treja rezultatet nuk ka.

Problemi është se këto skuadra, po ta shikosh në tre ditë Tirana dhe Dinamo bën dy ndeshje. Dinamo ishte e vendosur në ndeshjen e parë dhe luajti mirë, ndërsa para ndeshjes për kampionat i mendoja të treja rezultatet. Kupa ka atë lloj specifike që mos të pësosh gola, dhe ta kapësh kundërshtarin në kundërsulm, Tirana dominoi në çdo komponent.

Si ndeshje kontrolli – Dinamo ishte ekip që them të drejtën i bien repartet, nuk ishte e zgjatur, Tirana sa herë shkonte te porta e vinte në vështirësi. Mu duk për një moment si ndeshje kontrolli, jo ndeshje kampionati.

Në momenti që një ekip ndihet jo mirë, zbret poshtë linjës, por nuk kam parë që një ekip të fitojë aq kollaj sa fitoi Tirana. Si organikë Tirana është më e mirë se Dinamo nuk diskutohet”, u shpreh Mema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb