Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Neës 24” ka folur sërish për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Rama tha se Tirana e Durrësi mund të bëhen Vaterloja jonë, në rast se nuk respektojmë rregullat e karantinës. Ai shtoi se të gjithë duhet që të vetë-karantinohemi dhe të ndjekim rregullat në mënyrë strikte.

“Hileqarët kujtojnë se ia hedhin edhe virusitt. Nuk ndodh në Tiranë, por ndodh në tregun e Kombinatit a diku tjetër. Janë ndaluar grumbullimet e njerëzve në një vend të caktuar. Do ketë lehtësim të masave për oraret. Vetëm një person nga familja mund të dalë jashtë. Disa nuk duan që të kuptojnë se nuk ka më keq se t’i japësh lamtumirën njeriut të dashur.

Në të gjithë botën, nuk ka varrime, sepse ai që kthehet mban rrezikun e vdekjes. Në Peshkopi ishte bërë një varrim dhe nuk doja që ta shpërndarja, por ja që ky rast na kujton se duhet që të jemi të ndërgjegjshëm në këtë periudhë. Shpresoj që të prekurit në Shkodër mos të kthehen nga morti në mort. Më e keqja nuk ka kaluar. Kjo është cështje e sahatit të trurit. Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, mund të bëhen Vaterloja jonë, nëse nuk ia themi nga trutë. Kush shkel rregullat në mënyrë të përsëritur, mund t’i hiqet liria”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: