Fitorja në takimin e fundit kundër Laçit nuk ka kaluar pa pasoja për skuadrën e Tiranës. Trajneri Ilir Daja duhet të bëjë në ndeshjen e ardhshme pa dy nga lojtarët e tij titullar. Elis Bakaj, golashënuesi më i mirë në skuadër do të jetë mungesa kryesore. Së bashku me Bakaj, i pa disponueshëm për trajnerin Daja do të jete edhe mbrojtësi Dejan Karan.

Të dy futbollistët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhe dhe do tu duhet të qëndrojnë jashtë për shkak s kualifikimi. Bakaj dhe Karan u ndëshkuan me kartonë të verdhe në ndeshjen e fundit në Laç e për këtë arsye do të mungojnë të shtunën ndaj Bylis. Të dy futbollistet do ta ndjekin takimin nga tribuna VIP në “Selman Stermasi”.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb