Në vitin e parë te Qarabag në Azerbajxhan, Redon Xhixha luajti 13 ndeshje me këtë skuadër. Ish-sulmuesi i njohur i Tiranës ka filluar të përshtatet me skuadrën e re dhe sot gjeti golin e parë me këtë fanellë. Xhixha, në një intervistë për Sport News në News 24 iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa.

Tirana- Kam folur me shumicën e lojtarëve. Jam krenar me atë që kanë bërë gjatë gjithë sezonit. Ata kanë fituar kampionatin e vet. Titulli mund të humbet, por nuk mund të dënosh lojtarë aq shumë. Sido që të shkojë, ne e kem marrë kampionatin tonë.

Situata pas ndeshjes Tirana-Bylis – Tifozët kanë qenë të irrituar. Bardheblutë duhet ta kishin menaxhuar më mirë avantazhin e pesë pikëve. Duke ditur që ke ndeshje të rëndësishme përpara, duhet të kishin bërë më mirë. Pastaj derbi është derbi, nuk i dihet sesi merr. Bylisi? I mbyturi të mbyt, po bëjnë të pamundurën për të mos rënë nga Kategoria. Momentet pas penalltisë? Fati nuk deshi, pasi kishte shanse pafund.

Penalltia te Tirana-Bylis – Nuk kanë çfarë të thonë lojtarët. Ka patur raste me shtyrje edhe më të fortë, edhe nuk janë akorduar.

Unë besoj sepse Teuta do kërkojë Europë-n. Gjithashtu pikët i duhen edhe Erzenit për mbijetesën. Shpresoj që të fitojë Tirana.

Ambientimi- Në fillim e pata të vështirë, por gjërat u përmriësuan me kalimin e kohës. Shpresoj që të jem më mirë për vitin tjetër. Ndjesia e të dalurit kampion është e madhe. Gjysmë sezoni atje dhe gjysmë sezoni këtu, përse të mos marr 2 medalje? (Qesh). Unë do bëj maksimumin.

Kombëtarja? Kush nuk do donte një ftesë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: