Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë për kryetar bashkie dikë që sipas saj e kthen qytetin në kryeqytetin e korrupsionit dhe që zbrazet përditë.

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se “është jetike të zgjedhim drejtues që i kthejnë fjalët në vepra, jo gënjeshtar pa fytyrë që e thyejnë besimin dhënë nga votuesit”.

Reagimi i plotë:

Vetëm “avokat i inceneratorëve” Erion Veliaj që firmos, kujdeset e merakoset vetëm për koncesionet dhe kullat e oligarkëve, mund ta kthente Tiranën nga kryeqyteti, që gumëzhinte nga energjia e brezit të ri, në kryeqytetin e korrupsionit, që zbraset përditë, duke i lënë trashëgimi vetëm betonin e pastrimit të parave të pista.

Ndaj në të ardhmen e afërt, është jetike të zgjedhim drejtues që i kthejnë fjalët në vepra, jo gënjeshtar pa fytyrë që e thyejnë besimin dhënë nga votuesit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: