Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon këtë pasdite një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë në vend. Në fokus të diskutimeve është situata e rëndë e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Teksa vlerësoi mjekët për punën e bërë në këtë vit pandemie, Basha akuzoi qeverinë se ka keqmenaxhuar në mënyrë monstruoze situatën.

“Dua ta them hapur, duke pasur parasysh çfarë qeverie kemi, heroizmi i çdo mjeku shqiptar është i pakrahasueshëm. Të kesh një qeveri që nuk çan kokën për asgjë. Të përpiqesh t’ia hedhësh fajin mjekëve është dyfish kriminale, e poshtër, cinike. Vetë e bëri vaksinën, sot do të kishim një mjek më shumë të vaksinuar me vaksinën e pamerituar që bëri Edi Rama. Duhet të bëjë minimumin që bën çdo qeveri tjetër, për të mbështetur mjekët. Nuk mund të lë anash krizën financiare që ka shkaktuar kjo sjellje, ky keqmenaxhim nga qeveria dhe kryeministri i kësaj pandemie, duke zhytur familjet shqiptare në borxh.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve po zhyten në borxh për të kuruar të afërmit e tyre, në kushtet kur spitalet janë mbushur plot. Tirana është shndërruar në një spital të madh, cdo familje, cdo shtëpi, ka të sëmurë. Ka nga ata që e paguajnë deri me jetë mungesën e mundësive financiare nga shteti”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb