Tirana përzgjidhet ndër 3 finalistet për çmimin europian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018. Vlerësimi për kryeqytetin shqiptar u bë për aksionin lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit.

“Një pjesë e madhe e politikave të zbatuara gjatë kësaj kohe në qytetin e Tiranës kanë rënë në sy jo vetëm nga qytetarët e Tiranës por edhe përtej Tiranës. Ne, gjatë sezonit të mbjelljeve, vitin që shkoi, prej muajit nëntor deri në muajin mars, prill arritëm të mbillnim më shumë se 126 mijë pemë”, deklaroi Mazniku.

Ndërkohë, dy finalistet e tjera ishin Bolonja, për rritjen e angazhimit qytetar lidhur me rigjenerimin e komunave urbane dhe qyteti belg i Gentit, për transformimin e sistemit vendor të ushqimit nëpërmjet modeleve të qeverisjes pjesëmarrëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: