Tifozët holandezë e italianë kanë ardhur me mijëra në Tiranë ditët e fundit, ndonëse “Air Albania” nuk ka kapacitetet e nevojshme për të mirëpritur të gjithë ata në stadium.

Tifozët kanë zgjedhur të vijnë në kryeqytetin shqiptar, për t’i qëndruar nga afër ekipeve të tyre.

Një atmosferë festive po ndodh te “Pedonalja” në Tiranë. Tifozët holandezë të Feyenoord-it, janë mbledhur me qindra në rrugë dhe po nisin të këndojnë koret e tyre. Ata shihen të lumtur dhe të gëzuar, duke u bërë bashkë edhe me qytetarët shqiptarë që kalojnë në këtë zonë të kryeqytetit.

Kujtojmë se sfida do të luhet të mërkurën e 25 majit në orën 21:00. Ata do të vendosen jo vetëm në stadium, por edhe “fan zonat” e përshtatshme në hapësirat e kryeqytetit. Festimet pritet të nisin në orët e para të mëngjesit e të përfundojnë në orët e vona të mbrëmjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb