Trajneri i 3-të i  Tiranës, Endri Ohri dha mendimin e tij pas humbjes 0-4 ndaj Egnatias.

“Përsa i përket ndeshjes, kemi problem psikologjik. Pjesa e parë ishte aty-aty, të gjithë ishim të përqendruar.

Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe përqendrimi. Më pas erdhi ai gol, që për mua është e habitshme, ku një lojtar mes 3-4 tonëve, driblon dhe futet në zonë. Ta kalojmë këtë moment pasi nuk e meritojmë të jemi këtu. Loja ka 90 minuta dhe jo vetëm 45”, është shprehur Ori.

Vlen të theksojmë se Magani dhe zëvendësi i tij refuzuan të dilnin në konferencë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb