Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka bindjen se po bën më të mirën për bardheblutë. Për “SuperSport” ai deklaroi se kishte patur luhatje në besimin se mos po gabonte në drejtimin e klubit, por po punonte që të kthente përsëri bardheblutë në majë. “Klubi i Tiranës është aset i çmuar dhe është ndër klubet më të mëdha të Shqipërisë. Përgjegjësia është më e madhe me të. Mos harroni që edhe në vitin 2014-2015 kemi patur ekip shumë të mirë dhe nuk arritëm të shkonim as në Europë. Shpeshherë pyes edhe unë veten mbase unë jam fajtori e përgjegjësi i mosarritjes së rezultateve. Por ju kujtoj të gjithëve që kemi patur të paktën 5 futbollistë të paguar me një mesatare prej 100 milionë lekësh. Për këtë klub po punojmë me shumë kujdes, pavarësisht se nuk kemi patur rezultate të mira. Për të folur për klubin nuk kanë fund gjërat, për mirë apo për keq. Fakti është që gjatë kësaj periudhe unë kam qenë i rënduar e goditur nga probleme që ka patur klubi. Kur e mora klubin ishte një borxh shumë i frikshëm. Kur e kam marrë për ta shlyer, kur e kam bërë kam guxuar, jam njeri që guxoj në biznes. Por 95% fitojnë kur guxojnë në biznes, 5% humbin nga budallallëku. Gjatë kësaj periudhe ka qenë me humbje. Ëndrra ime është ta zbardh klubin nga borxhet, ta çoj drejt likuidimit total. Për këtë po punoj. Uroj që të arrijmë pjesëmarrjen në Europë, shpresoj që deri në fund të këtij sezoni borxhi të jetë i likuiduar totalisht. Kemi arritur të mbyllim thuajse 100% gjyqet sportive, tani kemi disa çështje që ka përfunduar gjykimet, fuqi punëtore, apo ish-punonjës. Ai stadium u desh punë, financa, ka kontribut të ndryshëm. Nëse do të ishte si tifoz, nuk do të pranoja kurrë që Partizani të luante aty. Pas atij takimi e akordi, ndoshta mora shumë goditje nga njerëzit, u quajta tradhtar, njeri i keq, edhe pse brezat e moshës time, apo ish-sportistë, thonë është normale”, tha Halili. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb