Tirana International School ka festuar këtë vit 30 vjetorin e themelimit të saj.

Në vitin 1991 shkolla filloi nga puna me një grup nxënësish, por sot Tirana International School ofron dije dhe kulturë për rreth 400 nxënës  nga 40 kombësi të ndryshme.

E fokusuar në zhvillimin e aftësive, të menduarit kritik, në rolin e liderit dhe bashkëpunimin në shoqëri Tirana International School ka ditur përgjatë viteve të qasë brezat e rinj për ti përsosur gjatë këtij rrugëtimi..

Gjatë fundjavës, komuniteti Tirana International School u mblodh për të festuar diversitetin, traditën dhe krenarinë kombëtare në Panairin Ndërkombëtar që organizon kjo shkollë.

Familjet e nxënësve patën mundësi të “udhëtojnë” në vend të ndryshme të botës teksa provonin ushqime, pije,  veshje tradicionale apo njiheshin me traditat e kombësive të nxënësve që përbëjnë shkollën Tirana International School.

Kjo atmosferë festive bazohet në moton e shkollës që beson në punën me prindërit për t’i inkurajuar nxënësit të përvetësojnë cilësitë e jetesës për të pasur sukses pas përfundimit të shkollës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb