Edhe pse vëmendja kryesore aktualisht është te Kombëtarja, tifozët e kryeqytetit kanë nisur të mendojnë për derbin e fundjavës. Partizani pret Tiranën në stadiumin “Air Akbania”, me kryesfidën që do të luhet të dielën duke nisur prej orës 19:00.

Tirana vjen në derbi pas fitores bindëse 4-0 ndaj Teutës, por është katër pikë larg Partizanit kryesues. Nëse bardheblutë u shpallën kampion sezonin e kaluar, një nga armët e këtij suksesi ishin ndeshjet derbi, përfshirë edhe ato me Dinamon.

Ndaj të besuarit e Orges Shehit do ta përgatisin me qetësi këtë derbi, për të marrë edhe njëherë tjetër maksimumin dhe qëndruar në pretendimet maksimale.

Drejtuesit e klubit, duke dashur që futbollistët dhe stafi teknik të jenë sa më të përqendruar, që e nga hëna kanë mbyllur dyert për opionin publik dhe mediat, duke mos pasur as deklarata për shtyp deri më 1 tetor në daljen zyrtare para ndeshjes të trajnerit Shehi.

Për momentin nuk shqetëson asnjë dhe stafi shpreson që kështu të vijojë deri të dielën. Në ndeshjen e kupës ndaj Veleçikut në Koplik të mërkurën me shumë mundësi Shehi do të aktivizojë shumë të rinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb