Tirana ka arkivuar humbjen në Shkodër me Vllazninë dhe po përgatitet për ndeshjen e së dielës me Kastriotin në Kamëz. Morali nuk është ai më i miri, por në kampin bardheblu nuk janë dorëzuar, fundja janë ende në krye me 3 pikë para dy ndjekësve më të afërt dhe kanë shumë shanse për të mbrojtur titullin.

Nuk është hera e parë që Tirana është rikthyer shpejt te fitorja pas një humbje. Madje edhe kur bardheblutë pësuan dy humbje rresht në fundin e vitit të kaluar ndaj Teutës dhe Partizanit, kanë ditur ta kthejnë situatën në favor të vet, ashtu siç ndodhi edhe pas disfatës në Kukës gjatë këtij vit.

Ashtu pritet edhe në fundjavë, me trajnerin Orges Shehi që kërkon ta rikthejë situatën sërish në favorin e Tiranës para përballjes në derbi, për të shkuar me moralin e duhur. Lajmi i mirë është rikthimi i Aleksit, ndërsa Abazaj duket se do të mungojë më shumë nga sa ishte parashikuar.

Situatë jo mirë e mirë edhe me kartonat e verdhë. Bekaj, Iseni, Hila dhe Najdovski, nëse ndëshkohen në sfidën me Kastriotin do të humbasin takimin e radhës ndaj Teutës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb