Ish-trajneri i Tiranës, Ardjan Mema u shpreh se Tirana kaloi një moment të vështirë pas humbjes me Teutën, por bardheblutë ia dolën të rikthehen shpejt te rezultatet pozitive.

I ftuar në studion e “Sport NeWs” në “NeWs24”, Mema është shprehur se 3 ndeshjet e radhës do vendosin gjithçka, por shton se bardheblutë janë me një dorë te titulli.

“Unë prisja që Tirana në një ndeshje të humbiste pas 6 muajve. Ndeshjet kanë qenë shumë afër me njëra-tjetrën, Për 3 ditë u vendos përsëri diferenca e 9 pikëve e Tiranës. Tirana pati një moment jo shumë të mirë, pas humbjes me Teutën por ia doli.

Tani bardheblutë do të kenë 3 ndeshej shumë të rëndësishme. Këto do vendosin shumë për sa i përket nëse do dalin apo jo kampionë. Megjithatë diferenca prej 9 pikësh i bën ata të jenë me një dorë te titullin.

Merita padyshim është e klubit për atë që ka bërë këtë sezon. Por nuk duhet të harrojmë Egbonë i cili ka thyer të gjitha rekordet. Mendoj se Egboja është çelësi i suksesit të Tiranës. Ai ka qenë pjesë e stafit tim, ashtu si  pjesa tjetër e stafit tim që vazhojnë aty, pavarësisht se mua më ndodhi ajo që ndodhi. Jam i lumtur për këto suksese të arritura. Me gjitha shpirt të gjitha piket.”, u shpreh Mema.”, u shpreh Mema.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb