Në shtëpinë e Tiranës është koha për festuar dhe për të promovuar lojtarët e rijnë në këtë fund sezoni. Fitimi i titullit kampion dy javë përpara fundit ia lejon këtë luks bardhebluve pavarësisht se një pjesë e mirë e ekipeve kanë kthyer vështrimin nga kryeqyteti ku kërkojnë ndonjë “dhuratë” nga kampionët e ri. Dy java përpara fundit, ka shumë pak dilema për verdiktet finale. Tirana me statusin e kampionit do të luaj në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tirana
Tirana

Kukësi dhe Laçi e kanë të sigurt prezencën në Europa League ndërsa shpreson në një kombinim të çmendur Partizani. Që të kuqtë të futen në Europe duhet që Teuta të humbas dy ndeshjet e fundit, kundër Luftëtarit dhe Laçit ndërsa nga ana tjetër Partizani duhet të fitojë 2 ndeshjet e veta, përballë Vllaznisë dhe Skënderbeut. Vetëm matematika dhe numrat mbajnë Partiznain në lojë pasi në fushë duket e pamundur që Teuta të dërzoj vendin e katërt. Në këto përllogaritje nuk futet Skënderbeu pasi mbi klubin korçar vijon të qëndroj në fuqi dënimi i UEFA. Më shumë se sa për Europë, diskutimi në dy javët e fundit bëhet për të shmangur zonën “play out”.

Superliga
Superliga

Kjo është në gare treshe, pasi të rrezikuar janë edhe kampionët në fuqi. Partizani, Bylis dhe Vllaznia do të përpiqen në 2 javët e mbetura të shmangin vendin e tetë. Kjo është një dilemë e cila pritet të marrë një përgjigje që në këtë javë pasi kalendari përball Partizanin me Vllazninë në një ndeshje direkte. Bylis ka një bonus më shumë pasi këtë javë pret Luftëtarin në Ballsh. Në javën e fundit, Partizani luan në transfertë përballë Skënderbeu, Bylis kundër Tiranën në kryeqytet ndërsa Vllaznia pret Flamurtarin në Shkodër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb