Orges Shehi me Tiranën e tij kërkon revansh ndaj Vllaznisë. Nëntë ndeshje nga humbja me shkodranët, tani Tirana kërkon të fitojë ndaj Vllaznisë. Trajneri i bardhebluve në një intervistë për “Panorama Sport”, para sfidës me kuqeblutë, thotë se kërkon që Tirana e tij ta mbyllë me fitore dhe të konsolidojë vendin e parë. Pranon se në takimin e parë, ekipi i tij u godit nga dy episode, por sërish ia doli të luante mirë. Në fund, dy fjalë edhe për Botërorin, i cili meqenëse zhvillohet në dimër nuk i jep atë ndjesinë e ndeshjeve tradicionale të verës. Shehi ka te Tirana gati dy vite. Me bardheblutë ka 77 takime, ndërsa në Superiore, 67, duke grumbulluar 132 pikë, 39 fitore, 15 barazime dhe 13 humbje. Golavarazhi i Tiranës është 110:50, me mesatarisht 1.97 pikë për ndeshje.

Tirana përballet me Vllazninë, një kundërshtar që ju ka mundur në fazën e parë. Çfarë do të ndodhë në sfidën e dytë?

Vllaznia është një kundërshtar i afërt me ne. Është një nga rivalët që kemi veçuar që në fillim, për nga mënyra se si është ndërtuar dhe nga fanella, historia. Shkurt, është një kundërshtar gjithmonë konkurrent, jo vetëm këtë vit, por gjithmonë. Në fazën e parë mori maksimumin nga ajo ndeshje, por besoj që ne e interpretuam mirë sfidën dhe mund të merrnim diçka më shumë, por është histori e kaluar.

Vetëm dje e kishit skuadrën të plotë. Ka ndikuar në përgatitjen për Vllazninë?

Ne kemi pasur katër lojtarë në ekipin kombëtar. Sigurisht, përgatitja ka qenë pak e vështirë edhe në aspektin fizik dhe atë taktik. Dihet që lojtarët, të cilët grumbullohen me Kombëtaren, ciklin javor e kanë ndryshe nga stërvitja në klub. Dhe duke parë që disa lojtarë kanë marrë pak minuta dhe disa të tjerë më shumë apo puna që është bërë ditën para ndeshjes. Edhe në aspektin taktik ne ndryshuam stërvitjen që të mos humbnim një stërvitje pa ata. U zhvendosëm në mbrëmje, sepse lojtarët u kthyen vonë dhe mund të qetësoheshin, por realisht kemi tri ditë në dispozicion për ta përgatitur takimin. Ama situata është e njëjtë si për ne dhe kundërshtarin se edhe ata ishin në të njëjtën situatë. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: