Rezultati barazim 0-0 mes skuadrës së Tiranës dhe asaj të Kukësit siç duket ka ‘tërbuar’ tifozët bardheblu.

Mësohet se pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Tiranës janë futur në fushë ndërsa ata iu kanë kërkuar lojtarëve të skuadrës së tyre që të heqin fanellat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu bëhet e ditur se tifozët të acaruar nuk janë mjaftuar vetëm me lojtarët, ndërsa kanë nisur në kor sharjet ndaj drejtuesve të ekipit. Tensionet e krijuara në fushën e gjelbër kanë vënë në lëvizje policinë. Kjo e fundit pas ndërhyrjes bëri që tifozët të ktheheshin drejt tribunës. Policia e Tiranës bën me dije se një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Informacion Paraprak
Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb