Është ndryshuar sërish agjenda e Superiores, me ndeshjen e të premtes të 7 tetorit, Tirana-Laçi që nuk do të luhet në orën 17:45 në “Air Albania”.

Tashmë ajo është caktuar që të luhet në orën 15:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, me datën që nuk ndryshon.

Kështu axhenda e javës së shtatë është rikthyer të luhet dhe njëherë ashtu siç ishte parashikuar që në fillim, me ndeshjet e tjera që nuk ndryshojnë.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: