Në sezonin e radhës, me shumë ulje ngritje dhe me shumë paqartësi për të ardhmen, Tirana luan derbin e fundit sezonal, mundësia e fundit për këtë sezon për të thyer ekipin e kuq. Pasi siguruan një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë, i gjithë ambienti bardheblu duhet të ishte i përqendruar në sfidën më të rëndësishme të futbollit shqiptar, një sfidë jetike për ekipin e Memës, fundja mbijetesa nuk është siguruar ende. Tirana ka më shumë se një arsye për të thyer Partizanin, do bënin pjesën e tyre për të shtyrë festën e rivalëve por mbi të gjitha një fitore në derbi do të siguronte përfundimisht mbijetesën për të qenë më pas të përqendruar vetëm tek finalja e Kupës.

2. Mema Kthehet Ne Kupe, Tiranen E Kane Penalizuar
2. Mema Kthehet Ne Kupe, Tiranen E Kane Penalizuar

Stafi drejtues i Tiranës po bën gjithçka për ti marrë më të mirën këtij takimi, presidenti Halili premton premio ndërsa trajneri Mema premton maksimumin në fushë. I vetmi detaj që zbeh këtë derbi në shtëpinë bardheblu janë tifozët.

Pas më shumë se çerekshekulli, Partizani po bën përgatitjet e fundit për të festuar titullin kampion pikërisht në shtëpinë e Tiranës, ky detaj ka bërë që grupimi më i famshëm i Tiranës, “Tirona Fanatiks” të bojkotoj derbin.

Tirona Fanatiks
Tirona Fanatiks

Ky vendim i këtij grupimi nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e tifozerisë bardhblu, kjo për vetë faktin se sot më shumë se kurrë duhet mbështetja e tifozëve për të shpëtuar sezonin dhe për të thyer më në fund pas 5 vitesh ekipin e kuq.

Reagimi I Tifozeve
Reagimi I Tifozeve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb