Tirana vazhdon përgatitjet për derbin. Edhe dje paradite, trajneri Gugash Magani punoi taktikisht me ekipin, më shumë nën drejtimin taktik.
Gjendja e skuadrës është e mirë, ndërsa nga ana tjetër, Magani ka disa opsione në fushë dhe një skuadër luksi ku Abah, Mici, Prengaj, Ismajli rrezikojnë të mos jenë titullarë në takimin e së dielës. Me një skuadër shumë të populluar në repartin e sulmit, Magani po mendon se cilët do të sakrifikohen. Me një skemë 4-2-3- 1, Tirana mund të zbresë të dielën në fushë. Tre janë lojtarët që rrezikojnë të mos luajnë sfidën me Skënderbeun.
Nëse Kola, Gjumsi dhe Mici ndëshkohen me të kuqtë, ata nuk do të luajnë javën e ardhshme, pasi në këtë moment që flasim, janë me tre të verdhë. Kujtojmë që derbi i parë u mbyll në barazim pa gola. Në atë sfidë me shumë se spektakli dominoi frika e ekipeve për të mos humbur.