Eliminimin në Kupë nuk u bë dramë në shtëpinë e bardhebluve, fundja kreu i jepte qetësinë e duhur, por tashmë diskutimi është ndryshe. Brenda dy javësh, Tirana pësoi humbjen e parë sezonale, Kukësi vërtetoi se nuk janë të pathyeshëm, ndërsa këtë fundjave kryeqytetasit ngecën edhe në transfertë përballë Skënderbeut. Ekipi i Shehit e ka të vështirë të reagojë, dy të dhëna nuk përbëjnë ende një fakt, por presioni sa vjen e shtohet, për më tepër që Kukësi tashmë i ndjek këmba këmbës, me vetëm një pikë diferencë.

Tiranaaa
Tiranaaa

Ndaj Skënderbeut, Tirana shfaqi edhe një herë limitet, ofensiva e Memellit i vendosi jo pak në vështirë, nëse mund të ishin më të qetë në pasin final, mund të merrnin diçka më shumë. Ndryshe nga faza e parë, këtë herë bardheblutë nuk ishin të kthjellët as në fazën sulmuese, bën shumë pak për të marrë 3 pikët në këtë transfertë, e lehtë vetëm në letër. Kalendari i rezervon këtë të shtunë Egnatian, një rival që nuk arritën ta thyenin as në fazën e parë por kjo është një sfidë ku vetëm 3 pikët bëjnë punë.

Kukësi vijon rrugëtimin me hap pretendenti, fitorja ndaj Tiranës i bën me krahë verilindorët, të cilët fituan pastër 2-0 ndaj Egnatias dhe tashmë e shohin kreun vetëm një pikë larg ndërsa të shtunën përplasen me Kastriotin, ekipin e fundit në tabelën e klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: