Tirana ruan me fanatizëm kreun, bardheblutë as që kanë ndërmend të zbresin nga froni por i pasojnë presionin Kukësit, skuadër që vijon ta ndjek këmba këmbës. Ekipi i Orges Shehit nuk përsërit gabimet e fazës së parë, pas Egnatias, thyen pastër 3-0 Kastriotin duke marrë 6 pikë të plota, aq sa parashikohej në letër. Kryeqytetasit shijojnë “bomberin” dhe liderin e tyre të ri, Taulant Seferin. Sulmuesi i Kombëtares po kalon një moment fantastik, jo vetëm shërben siç bëri ndaj Egnatias, por këtë herë realizoi një dopietë golash.

Sefi
Sefi

Seferi udhëheq edhe listën e golashënuesve më të mirë në kuotën e 7 golave sezonal. Lajmi i mirë është gjithashtu edhe rikthimi i Majkëll Ngoo, sulmuesi është rikthyer në formë të mirë, duke gjetur rrugën e rrjetës edhe në këtë sfidë, i shërbyer sërish nga Seferi. Pasi kaluan me sukses këto dy teste, tani Tirana bën llogaritë me një kalendar “ferri”. Bardheblutë në tre ndeshjet e radhës, deri në fund të vitit, përplasen me Laçin, Teutën dhe e mbyllin me derbin e kryeqytetit përballë Partizanit, tre sfida të “zjarrta” që mund të vendosin jo pak për objektivin e tyre të vetëm, titullin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: