Tirana merr lajmin e parë të mirë përpara ndeshjes në play-off e Ligës së Europës kundër Young Boys. Siç kërkon protokolli, skuadra bardheblu, stafi teknik dhe delegacioni që do të udhëtojë për transfertën e Bernës iu nënshtrua të hënën testit me tamponë dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Tirana
Tirana

Konfirmimi vjen nga klubi kampion i Superligës, që me anë të një njoftimi për mediat bën të ditur se skuadra do të vazhdojë përgatitjet dhe programin për këtë përballje të rëndësishme. Tirana do të niset nesër drejt Zvicrës, ndërsa trajneri Emanuel Egbo do të ketë në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb