Tirana nuk ndalet më. Bardheblutë kanë fituar në “Selman Stërmasi” me shifrat 2-0 në takimin ndaj Laçit. Vetë kurbinasit kanë menduar për këtë triumf të bardhebluve me autogolat e tyre.

Pjesa e parë kishte pak raste të rrezikshme, teksa veçohet rasti i humbur nga Ismajlgeci. Por mbrojtja hermetike e Laçit u thye në pjesën e dytë. Roganovic do të shënonte autogol pas presionit të Xhixhës në minutën e 53’.

Ignjatovic përsëriti të njëjtën gjë në të 73’. Kaq i mjaftoi Tiranës për të administruar rezultatin. Pas kësaj fitore është Tirana që merr kreun provizor e “Abissnet Superiore” dhe Laçi që shkon në vendin e parafundit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb