Tirana dhe Kukësi e mbyllën në barazim sfidën e vlefshme për Javën e 27 të Kategorisë Superiore. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 1-1. Muzaka kaloi bardheblutë në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Flores barazoi për Kukësin në minutën e 53′ të pjesës së dytë.

Në 45′ e dyta, Kukësi rriti presionin e lojës duke gjetur edhe golin e avantazhit, por ekipi i Ilir Dajës ishte pozicionuar mirë në fushë duke mos lejuar shumë hapsira për skuadrën mike. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për bardheblutë. Goli i Muzakës në minutën e 18′ i dha avantazhin vendasve.

Në 45′ minutat e para Tirana u shfaq më kërkuese ndaj golit, ndërsa Kukësi rrezikoi në disa raste me kundërsulme, por pa konkretizuar para portës kundërshtare. Si Tirana ashtu edhe Kukësi janë në garë mes tyre për një vend në Europa League. Pas përfundimit të ndeshjes, pozicionet e tyre nuk ndryshojnë në tabelën e klasifikimit. Tirana mban vendin e 5 me 41 pikë, ndërsa Kukësi ruan vendin e 3 me 45 pikë.

Tirana – Kukësi 1-1
Golat: Muzaka 18’/ Flores 53′
Tirana: Ed. Bakaj, Kërçiku, Teqja, Deliaj, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Peçi, Muzaka, Fukui, El. Bakaj Trajner: Ilir Daja
Kukësi: Koliçi, Lladrovci, Malota, Shameti, Mici, Nika, Hasani, Musolli, Flores, Karioka, Emini Trajner: Klodian Duro/panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: