Emisioni ‘Open’ është fokusuar këtë të mërkurë në finalen e Conference League të mbajtur në ‘Air Albania’

Me një panel të ftuarish me gazetarin Mentor Kikia, Ergys Mërtiri, Denis Dyrnjaja dhe Daliana Sidia, biseda është fokusuar tek menaxhimi i ndeshjes.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Eni Vasili, Mentor Kikia tha se tashmë futbolli nuk është më thjesht një lojë, por është kthyer në ekonomi.

“Futbolli nuk është më thjesht një lojë, është ekonomi për këtë organizimi i eventeve të tilla është dhuratë që i jepet çdo qyteti.. Pra janë para, miliona njerëz që shkojnë ta shohim, pra ka qarkullim është ekonomi”, tha ai.

Gjithashtu theksoi Kikia theksoi se ndjenja e inferioritetit është prezentë duke shtuar se nuk mund të mbahet në kontroll gjithçka.

“Tani duhet të futemi tek pjesa e inferioritetit tonë se po të ishin disa shqiptarë tifozë jashtë do fillonim ne, ja na nxinë faqen, na turpëruan. Ndërsa sot kemi tifozë të huaj këtu. Kujtojmë se policia jonë protestuesit e Teatrit i shtriu në tokë. Ne nuk duhet të na kompleksojë duhet t’i pranojmë disa gjëra, nuk do të na shohë dikush me sy të keq nëse nuk i ndalojmë dot të thyejnë xhama. Përpjekja për të bërë PR, i ndjekin tifozët nga pas. I pyesnin tifozët çfarë mendoni për Shqipërinë, një tifoz kishte mësuar të thonte vetëm ropt. Pra është një kompleks që kemi me veten…Duhet të kemi më shumë respekt për veten.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb