Trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, është i ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. Duro foli fillimisht për Kombëtaren, më pas analizoi ecurinë në 3 javët e para të Kategorisë Superiore duke u shprehur:

KOMBËTARJA – Vendi i parë i jep qetësi stafit teknik për të vazhduar punën. Gjatë Ligës së Kombeve, janë provuar shumë lojtarë të rinj, me cilësi dhe vlera që do i shërbejnë ekipit Kombëtar për të ardhmen. Nuk duhet lënë mënjanë as përvoja. Rikthimi i Cikalleshit, Memushajt, i dhanë personalitet tjetër lojës së skuadrës. Duhet gërshetim në kohën e duhur. Këta futbollistë duhet të rriten akoma më shumë për eliminatoret e ardhshme.

KATEGORIA SUPERIORE – Është shumë shpejt, pikët ikin gjithsesi. Vllaznia e ka filluar shumë mirë. Kemi vite që nuk e shikojmë në këto pozita. Totalisht sukses i merituar. Ka fituar 2 ndeshje brenda dhe në Korçë. Për skuadrat e tjera ka shumë oshilacione.

Ka skuadra që pritet shumë. Tirana është në një situatë të vështirë, iku nga Kupa është e përqendruar vetëm te kampionati. Tirana është në një situatë të rrezikshme. Shikoj një kampionat që nuk ka diferenca. Skuadrat debutuese me ato pretendente nuk kanë diferenca. Kampionati e ka humbur cilësinë, kanë ikur shumë lojtarë cilësorë. Gjithsesi është fillimi akoma.

Vllaznia duhet të guxojë ta ngrejë stekën, duke parë gjendjen e Partizanit, Tiranës dhe Kukësit. Nuk është kampionat cilësor”, u shpreh Shpëtim Duro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: