Duke marrë shkas nga situata e krijuar në vendin tonë, ku Tirana dhe Durrësi, nga sot deri të dielën ndodhen në shtetrrethim, Ambasada gjermane ka mbyllur aplikim për viza.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambasada ka bërë me dije se ky shërbim do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars.

Postimi i plotë:

+++ Mbyllja e Zyrës së Vizave deri më (përfshirë) 20 mars +++

Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars. Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb