Fotografi dhe shkrimtari Aleksandër Williamson udhëtoi në Shqipëri në shtator të vitit 2015 për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij.

Fotot e shkrepura gjatë udhëtimit me një kamera analoge u bënë pjesë e serisë së fotove “Toka e Shqiponjave”, një eksplorim i qendrave urbane dhe rurale të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana, dhe historisë komplekse të vendit, citon Tema.

“Shqipëria po kalon një tranzicion të shpejtë nga vendi i izoluar komunist që ishte dikur nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, në një vend modern, neokapitalist”, shkruan Williamson.

Në fotografitë e tij, paraqitet arkitektura e kohës sovjetike që i kundërvihet simboleve religjioze.
Seria e fotografive u quajt nga vetë emri i vendit, emri që shqiptarët i dhanë. “Shqipëri”, Toka e Shqiponjave, Williamson gjithashtu flet edhe për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, dhe vëzhgimet e tij për vendlindjen, dhe rolin e krijuesve brenda shoqërisë.
“Shkrimtari është gjatë gjithë kohës në ekzil, pasi në një farë kuptimi ai është gjithmonë jashtë, i ndarë nga të tjerët, ka gjithmonë një distancë mes tyre”.
Ne u shndërruam nga miq në familjarë, në Shqipëri, Tokën e Shqiponjave, një vend i mrekullueshëm dhe tejet tërheqës”, shkruan Williamson.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: