Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin e Tiranës pasditën e sotme kanë paralizuar qarkullimin e makinave. Qindra qytetarë janë bllokuar e nuk mund të mbërrijnë dot në destinacionet e tyre.

Zonat më të bllokuara janë në Zogun e Zi, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, si dhe Astiri.

Në një komunikim live gazetarja Doriana Bezat u shpreh se rreth orës 17:00 ka qenë edhe kulmi i trafikut. Ajo tha se dhjetori është një muaj festiv ku ka edhe organizime edhe turistët apo emigratët jasnë rikthyer në ktyeqytet që së bashku me reshjet sollën situatën e rënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: